Bayerni “peshkon” në Serie A, e kërkon yllin italian

  • A.P /
  • 26 December 2021 - 11:42
Bayerni “peshkon” në Serie A, e kërkon yllin italian

Lorenzo Insigne është pjesë e Napolit prej vitit 2009, me ekipin jugor ka fituar dy Kupa Italie dhe një Superkupë, teksa verën e fundit u shpall kampion Europe me kombëtaren italiane.

Kapiteni ndodhet në vitin e fundit të kontratës, por rinovimi nuk po vjen. Sulmuesi kërkon rritje rroge për të firmosur marrëveshjen e re, por presidenca e Napolit mendon ndryshe.

Toronto e pëlqen dhe është gati t’i dhurojë rrogën e dëshiruar për ta transferuar në MLS, por 30-vjeçari preferon të mbetet pjesë e futbollit europian.

GDS raporton se në garë për Insignen është futur Bayern Munchen. Drejtuesit gjermanë kanë raporte pozitive me presidentin De Laurentiis dhe po synojnë të arrijnë një akord me të.

Insigne ka luajtur në 15 ndeshje në Serie A këtë sezon me skuadrën e Spallettit, duke numëruar katër gola dhe pesë asiste deri tani.

(Kosova Sot Online)