Manchester City po e shkatërron Leicesterin

  • A.P /
  • 26 December 2021 - 16:52
Manchester City po e shkatërron Leicesterin

Manchester City është duke e shkatërruar plotësisht Leicester Cityn, pasi ia ka shënuar plot katër gola brenda 25 minutave të ndeshjes së Premierligës në Etihad.

Epërsinë në 4:0 për skuadrën e Pep Guardiolës e çoi Raheem Sterling në minutën e 25-të.

Sulmuesi anglez e mposhti portierin Kasper Schmeichel nga penalltia.

Kjo ishte penalltia e dytë për kampionin anglez në këtë takim.

(Kosova Sot Online)