Arsenali e barazon një rekord të Premierligës, pas fitores kundër Norwichit

  • S.A /
  • 27 December 2021 - 09:39
Arsenali e barazon një rekord të Premierligës, pas fitores kundër Norwichit

Arsenali e ka barazuar rekordin e vet për fitoren më të thellë në një ndeshje të Premierligës në udhëtim, pasi e mundi 5:0 Norwich Cityn të dielën.

Topçinjtë i fituan tri pikë në në Carrow Road të dielën, falë dy golave nga Bukayo Saka dhe golave nga Kieran Tierney, Alexandre Lacazette dhe Emile Smith Rowe.

Kjo është hera e parë që ekipi nga Londra e veriut i fitoi një ndeshje duke i shënuar pesë apo më shumë gola në 12 vitet e fundit në ligën elitare angleze.

Hera e fundit kur Arsenali fitoi me një epërsi prej pesë golave ishte në gusht të vitit 2009 kundër Evertonit, kur e mundi atë 6:1 në Goodison Park.

Ndërsa, hera e parë që fitoi me rezultatin më të thellë në udhëtim ishte 6:1 kundër Middelsbrough në vitin 1999.

Fitorja e së dielës ishte e dyta radhazi në udhëtim për djelmoshat e Mikel Artetës, pasi e mundën Leeds Unitedin 4:1 në Elland Road javën e kaluar.

Arsenali renditet i katërti në tabelë me 35 pikë nga 19 ndeshje, i ndjekur nga Tottenhami me 29 pikë por tri ndeshje më pak të zhvilluara.

(Kosova Sot Online )