Rekord rastesh me koronavirus në Premierligë

  • A.P /
  • 27 December 2021 - 16:53
Rekord rastesh me koronavirus në Premierligë

Një rekord prej 103 raste kanë rezultuar pozitive me Covid në shtatë ditët deri dhe duke përfshirë 26 dhjetor në Premierligë.

Nga këto shifra, në mesin e të infektuarve ka futbollistë dhe staf të klubeve të elitës së futbollit anglez.

Rekordi i mëparshëm javor i ligës ishte 90 raste, i shpallur një javë më parë.

Gjithsej 15,186 teste u kryen midis 20 dhe 26 dhjetorit, pasi Premierliga ka rifutur testimin e përditshëm të lojtarëve dhe stafit.

Pesëmbëdhjetë ndeshje të Premierligës janë anuluar deri më tani gjatë dhjetorit për shkak të rasteve të koronavirusit. 

(Kosova Sot Online)