“Mbappe luan tashmë në klubin më të mirë në botë”

  • S.A /
  • 28 December 2021 - 12:28
“Mbappe luan tashmë në klubin më të mirë në botë”

Legjenda braziliane Ronaldinho mendon se ylli francez do të vazhdojë të luajë gjatë në Paris Saint-Germain dhe nuk mendon se lojtari do të përfundojë në Real Madrid. Kylian Mbappe është duke luajtur në klubin më të mirë në botë. Për këtë është i bindur legjenda braziliane, Ronaldinho.

Ish-futbollisti i njohur insiston se kampioni i botës me Francën nuk ka arsye të largohet nga Parisi.

Madje, ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit, Barcelonës dhe Milanit mendon se Mbappe do të luajë edhe për një kohë të gjatë me ekipin aktual.

Kohëve të fundit po spekulohet se Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit në fund të këtij sezoni.

23 vjeçarit i kanë mbetur vetëm edhe gjashtë muaj kontratë me klubin nga “Parku i Princave”.

Parisienët janë të gatshëm t’ia ofrojnë atij një kontratë të re me një rrogë marramendëse.

Por, duket se dëshirë e ish-futbollistit të Monacos është që ta vazhdojë karrierën në “Santiago Bernabeu”. 

(Kosova Sot Online )