Shtyhet vazhdimi i kontratës së Dybalas

  • S.A /
  • 28 December 2021 - 13:02
Shtyhet vazhdimi i kontratës së Dybalas

Juventusi ka kërkuar nga futbollisti argjentinas që të presë deri në muajin shkurt për kontratën e re

Paulo Dybala nuk do ta vazhdojë kontratën në ditët e as në javët në vazhdim, ashtu siç pritej.

Kjo pasi Juventusi ka kërkuar nga përfaqësuesit e futbollistit argjentinas që ta shtyjnë këtë akt.

Sipas mediave italiane, “Bianconeri” kërkojnë kohë dhe kanë premtuar se kjo do të ndodhë në muajin shkurt.

Të dyja palët janë të interesuara për ta vazhduar bashkëpunimin.

Por, “Bardhezinjtë” nuk duan të nguten në janar pasi janë fokusuar të bëjnë përforcime muajin tjetër.

Kontrata e Dybalas ishte paraparë të vazhdohej në fund të këtij viti.

Në rrogën e re, Dybala pritet t’i marrë deri në 10 milionë euro në vit, përfshirë këtu bonuset.

Ish-futbollisti i Palermos po mundohet ta marrë pozitën e liderit të ekipit pas largimit të Cristiano Ronaldos. 

(Kosova Sot Online )