Tragjike: Vritet në sy të familjes boksieri i peshave të rënda

  • S.A /
  • 28 December 2021 - 15:15
Tragjike: Vritet në sy të familjes boksieri i peshave të rënda

Boksieri i peshave të rënda, Danny Roosevelt Kelly Jr. është vrarë në prani të familjes së tij duke udhëtuar për në darkën e Krishtlindjeve.

“Smooth” u vra në sediljen e përparme të SUV-it të tij.

Policia e Marylandit po ofron një shpërblim prej 25 mijë dollarësh për çdo kë që ka informacion për të dyshuarit.

Kelly ishte në veturën e tij duke udhëtuar me gruan dhe tre fëmijët e tij kur autori dola përpara dhe hapi zjarr.

Familja e 30-vjeçarit ishin dëshmitarë të të gjithë ngjarjes.

“Ne po kërkojmë ndihmën e komunitetit në lidhje me të shtënat fatale ndaj 30-vjeçarit Danny Kelly Jr. në prag të Krishtlindjeve. Ai dhe familja e tij po shkonin për një darkë festash në momentin e të shtënave. Shpërblim deri në 25 mijë dollarë po ofrohet për informacionin që çon në një arrestim dhe aktakuzë në këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online )