Antonio Conte thyen rekord në barazimin e Tottenhamit me Southamptonin

  • S.A /
  • 29 December 2021 - 11:34
Antonio Conte thyen rekord në barazimin e Tottenhamit me Southamptonin

Southampton-Tottenham përfundoi në barazim 1:1, por Antonio Conte e theu një rekord më pak se dy muaj pasi e mori drejtimin e Spurs.

Vendasit luajtën me dhjetë lojtarë që në minutën e 39-të, por ekipi i Antonio Contes nuk ia doli të merrte pikët maksimale në këtë udhëtim ditën e djeshme.

Gjithsesi, Tottenham vazhdon të jetë i pathyeshëm në kampionat me italianin në pankinë. Conte mori drejtimin e ekipit londinez më 2 nëntor dhe deri tani numëron 4 fitore dhe 3 barazime në Premier League.

Një nisje fantastike për 52-vjeçarin nga Lecce, i cili ka vendosur një rekord në regjistrimin e shtatë rezultateve pozitive radhazi.

Askush tjetër nuk ka bërë më mirë se Conte në debutimin si trajner i Tottenham.

Spurs kanë rilindur me trajnerin e ri dhe për momentin renditen në vend të gjashtë me 30 pikë. Arsenali i vendit të katërt është pesë pikë larg, por djemtë e Contes kanë luajtur dy ndeshje më pak.

(Kosova Sot Online )