Arteta infektohet me Covid-19 për herë të dytë, mungon kundër Man Cityt më 1 janar

  • S.A /
  • 29 December 2021 - 13:44
Arteta infektohet me Covid-19 për herë të dytë, mungon kundër Man Cityt më 1 janar

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, do të mungojë në ndeshjen e skuadrës së tij kundër Manchester Cityt në Ditën e Vitit të Ri, pasi ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Spanjolli, i cili ishte infektuar me koronavirus edhe në mars të vitit 2020, do të qëndrojë i ngujuar në shtëpi tani, Arsenali njoftoi: “Mikel Arteta do të mungojë në ndeshjen tonë kundër Manchester Cityt në Ditën e Vitit të Ri, pasi doli pozitiv në testin për Covid-19”.

“Mikeli është izoluar në përputhje me udhëzimet e Qeverisë dhe ne i urojmë shërim të shpejtë”. Arteta është i detyruar të qëndrojë i ngujuar në shtëpi për një javë.

39-vjeçari është trajneri i tretë në Premierligë që infektohet me virus gjatë periudhës festive, pas Patrick Vieiras së Crystal Palace dhe Steven Gerrard të Aston Villës.

(Kosova Sot Online )