Suarez ka oferta nga Amerika

  • A.P /
  • 29 December 2021 - 15:38
Suarez ka oferta nga Amerika

Sulmuesi uruguaian ka kontratë me Atletico Madridin deri në muajin qershor, mund të transferohet në MLS

Luis Suarez mund t’i japë fund eksperiencës evropiane në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi uruguaian është duke i kaluar gjashtë muajt e fundit të kontratës me Atletico Madridin.

Për momentin, palët nuk duken të interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin dyvjeçar.

Prandaj, “El Pistolero” mund të largohet nga Madridi në muajin qershor

Sipas mediave të huaja, ish-futbollisti i Ajaxit, Liverpoolit e Barcelonës ka oferta nga klubet amerikane.

Janë dy klube të ligës MLS që i kanë bërë oferta të majme përfaqësuesit uruguaian.

Mbetet të shihet nëse 34 vjeçari dëshiron të vazhdojë të luajë ende në Evropë apo e preferon një eksperiencë të re përtej Atlantikut. 


(Kosova Sot Online)