Dorëzohet Tuchel: Është budallallëk të mendosh se Chelsea është në garë për titull

  • S.A /
  • 30 December 2021 - 08:58
Dorëzohet Tuchel: Është budallallëk të mendosh se Chelsea është në garë për titull

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka thënë se është budallallëk të mendohet se skuadra e tij mund të luftojë për titull në Premierligë derisa i mungojnë shumë lojtarë shkaku i lëndimeve dhe koronavirusit.

Chelsea pranoi gol  në minutën e 91-të për të barazuar 1:1 me Brightonin të mërkurën, në një ndeshje ku Rrece James dhe Andreas Christensen u lënduan duke iu bashkuar një liste të gjatë lëndimesh në Stamford Bridge.Si pasojë, të kaltrit tani ngelin plot tetë pikë mbrapa liderit të Premierligës, Manchester City.

I pyetur nëse shpresat e tij për titull kanë marrë fund, Tuchel u përgjigj: “Si mund të jemi në të?”

Trajneri gjerman shpjegoi: “I kemi shtatë raste me Covid. I kemi pesë apo gjashtë lojtarë që do të mungojnë gjashtë apo më shumë javë. Si mund të garojmë për titull?”

Chelsea e ka fituar vetëm njërën prej katër ndeshjeve të fundit, duke lëshuar shumë pikë që mund ta kenë lënë përfundimisht jashtë garës për titull.

(Kosova Sot Online )