Rangnick: Manchester Unitedi im s’po mund të përmirësohet shkaku i Covid-19

  • S.A /
  • 30 December 2021 - 09:51
Rangnick: Manchester Unitedi im s’po mund të përmirësohet shkaku i Covid-19

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, ka thënë se ndërprerjet e shkaktuara nga Covid-19 kanë ndikuar në përparimin e djajve të kuq që prej se ai e mori në orë skuadrën.

Trajneri gjerman është i pamposhtur në katër ndeshje që prej se e zëvendësoi të shkarkuarin Ole Gunnar Solskjaer në fund të sezonit.

Por ai thotë se shpërthimi i rasteve më koronavirus, që çoi në mbylljen e qendrës stërvitore të klubit dhe shtyrjen e dy ndeshjeve, i ka koklavitur punën atij.

“Natyrisht që jo”, tha Rangnick kur u pyet nëse i ka arritur synimet.

“Çdo trajner, çdo trajner ambicioz – dhe nuk ka dallim mes meje dhe trajnerëve të tjerë në këtë fushë – dëshiron të ndërmarrë hapa më të shpejtë dhe më të mëdhenj përpara”, nënvizoi ai.

“Por për ta bërë këtë, duhet të jesh në gjendje të ushtrosh”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )