Tre lojtarët që Liverpooli mund t’i transferojë në janar

  • S.A /
  • 30 December 2021 - 10:46
Tre lojtarët që Liverpooli mund t’i transferojë në janar

Liverpooli do të kërkojë ta përforcojë skuadrën gjatë afatit kalimtar të janarit dhe mediat britanike i kanë zbuluar emrat e tre futbollistëve që pëlqehen nga trajneri Jurgen Klopp.

Liverpooli rrezikon të ngelë edhe më mbrapa në garë për titull nëse nuk përforcohet në janar, duke e parë formën e paparë të liderit Manchester City.

City i Pep Guardiolës i ka fituar 10 ndeshjet e fundit dhe e ka krijuar një epërsi prej tetë pikëve ndaj Chelseat dhe nëntë pikëve ndaj Liverpoolit. Të kuqtë e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Skuadra e Kloppit pësoi disfatë tronditëse 1:0 kundër Leicesterit të martën mbrëma.

Por Klopp nuk do të mundë të llogarisë në Mohamed Salahun dhe Sadio Manen gjatë janarit, pasi ata do të marrin pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Prandaj, Liverpooli ka nevojë për t’i gjetur zëvendësuesit e tyre për ta mbuluar boshllëkun.

Emrat që pëlqehen nga Klopp, sipas mediave britanike, janë Raphinha i Leeds United, Jarrod Bowen i West Hamit dhe Renato Sanches i Lille.

(Kosova Sot Online )