La Liga infektohet me COVID-19

  • G.G /
  • 30 December 2021 - 14:45
La Liga infektohet me COVID-19

Të gjitha klubet elitare spanjolle kanë raste pozitive, numri i të infektuarve është rreth 140

Pandemia COVID-19 është përhapur me të madhe në La Liga.

Në fakt, të gjitha 20 klubet elitare spanjolle janë prekur nga pandemia.

Vetëm në javën e fundit janë zbuluar 138 raste të infektimit me variantin e ri, Omicron.

Vetëm në Barcelonë janë 10 lojtarë të prekur me COVID-19.

Bëhet fjalë për futbollistët si Dest, Coutinho, Abde, Lenglet, Baldes, Alves, Alba, Gavi, Umtiti e Dembele.

Duke i përfshirë edhe lëndimet dhe suspendimet, gjigantit katalunas i kanë mbetur në dispozicion vetëm 9 lojtarë në dispozicion.

Andaj, “Blaugrana” rrezikojnë të mos e zhvillojnë ndeshjen e së dielës ndaj Mallorcës.

Ndërkohë, edhe Atletico Madridi është prekur nga virusi.

Katër futbollistë të madrilenëve kanë rezultuar pozitivë, plus trajneri Diego Simeone.

Bëhet fjalë për lojtarët si Koke, Griezmann, Herrera dhe Joao Felix, shkruan “Gazeta Express”.

Të gjithë të prekurit të La Ligas janë vetizoluar deri në kalimin e virusit.

Për shkak të rasteve në shtim e sipër, ndeshjet e kampionatit spanjoll në fillim të vitit të ri rrezikojnë të shtyhen.

Edhe në Premierligë në javët e fundit janë shfaqur qindra raste të infektimit me COVID-19. 

(Kosova Sot Online)