Kërkohet shtyrja e Superkupës së Italisë, Interi e Juve po presin përgjigje

  • A.P /
  • 30 December 2021 - 19:27
Kërkohet shtyrja e Superkupës së Italisë, Interi e Juve po presin përgjigje

Superkupa e Italisë, e programuar të luhet më 12 janar, do të shtyhet për një datë të pacaktuar

Situata me Covid-19 në Itali, si dhe kalendari shumë i ngjeshur në janar, kanë bërë që Interi dhe Juventusi të bien dakord që finalja e Superkupës së Italisë, e programuar të luhet më 12 janar, të shtyhet.

Për momentin nuk ka informacion shtesë në lidhje me datën e re, por Inter dhe Juve tani janë duke pritur “OK” e Lega Calcio Serie A.

Në Itali është rënduar sërish situata me COVID-19 dhe si pasojë e kësaj stadiumet do të lejohen të mbushen deri në 50 % të kapacitetit të tyre. 

(Kosova Sot Online)