Lukaku nuk fshihet më: E dua Interin, e dua Italinë, dua të kthehem sepse nuk jam i lumtur në Chelsea

  • A.P /
  • 30 December 2021 - 21:26
Lukaku nuk fshihet më: E dua Interin, e dua Italinë, dua të kthehem sepse nuk jam i lumtur në Chelsea

Lukaku dëshiron të rikthehet në Serie A te Interi. Nuk është i lumtur ne Londer. 28-vjecari ka zhvilluar 17 paraqitje këtë edicion me Chelsean, ka shënuar gjashtë gola.

Rikthimi në Londër te Chelsea nuk ishte aspak një vendim i mirë nga Romelu Lukaku.

Sulmuesi e ka pranuar se situata nuk është e mirë derisa ka dhënë sinjale se pa u menduar dy herë do të kthehej te Interi.

Në një intervistë për Sky Sport, ai tha: “Fizikisht jam shumë mirë, por nuk jam i lumtur me situatën te Chelsea. Tuchel ka vendosur të luajë me një tjetër sistem, por unë nuk dorëzohem. Jam një profesionist edhe pse nuk jam aspak i lumtur për momentin”.

Ai i ka rënë pishman për mënyrën e largimit nga Interi.

“Mendoj se gjithçka ndodhi në verë, nuk duhej të ndodhte në atë mënyrë. Mënyra si lashë Interin, përshëndetja me tifozët. Kjo më shqetëson shumë sepse nuk ishte koha e duhur, tani është momenti për të folur për ndjenjat e mia”.

“E kam thënë gjithnjë se e kam Interin në zemër, e di që do të rikthehem aty. Shpresoj që kjo të ndodhë sepse jam i dashuruar me Italinë, tani është momenti i duhur për të folur dhe për të bërë njerëzit të kuptojnë se çfarë ndodhi”.

“Dua me të vërtetë t’i kërkoj falje tifozëve të Inter, koha kur unë fola ishte e gabuar. Ajo që keni bërë për mua dhe familjen time nuk do të mund ta harroj kurrë”.

28-vjecari ka zhvilluar 17 paraqitje këtë edicion me Chelsean, ka shënuar gjashtë gola.


(Kosova Sot Online)