Bie poshtë kërkesa e Juves dhe Interit, finalja e Superkupës do të luhet më 12 janar, por ndalet shitja e biletave

  • A.P /
  • 30 December 2021 - 22:29
Bie poshtë kërkesa e Juves dhe Interit, finalja e Superkupës do të luhet më 12 janar, por ndalet shitja e biletave

Superkupa e Italisë do të luhet normalisht sipas programit, me 12 janar dhe nuk do të shtyhet për shkak të emergjencës së Covid-19, siç është përfolur gjatë ditëve të fundit.

Liga italiane e futbollit ka dalë me një komunikatë në të cilën bën me dije se derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit do të zhvillohet normalisht mbrëmjen e 12 janarit në San Siro, me ndeshjen që nëse del barazim do të duhet të luhen edhe shtesat e penalltitë për të përcaktuar fituesin e Superkupës.

Gjithsesi për momentin shitja e biletave është stopuar pasi qeveria italiane e futbollit ka marrë vendimin për të reduktuar nga 75% në 50% kapacitetin e stadiumeve duke filluar nga janari i vitit 2022, pasi rastet me Covid-19 sa vinë e shtohen në Itali.

(Kosova Sot Online)