Trajneri i United nuk do lojtarë të tjerë në janar

  • S.A /
  • 31 December 2021 - 09:45
Trajneri i United nuk do lojtarë të tjerë në janar

Ralf Rangnick ka insistuar se nuk dëshiron futbollistë të tjerë në afatin kalimtar të janarit.

Ai beson se ka një skuadër cilësore për të vazhduar dhe për të luftuar në pjesën e mbetur të sezonit.

“Afati kalimtar në dimër nuk ka kuptim vetëm nëse rrit cilësinë. Deri më tani nuk kemi folur për këtë”, tha ai.

“Fokusi im është te lojtarët aktualë, ne kemi mjaft lojtarë”, shtoi Rangnick.

(Kosova Sot Online )