Ky është alpinisti që humbi jetën në malin e Munellës në Pukë

  • G.G /
  • 31 December 2021 - 12:48
Ky është alpinisti që humbi jetën në malin e Munellës në Pukë

Alpinisti Ndoc Mulaj, i cili u rrëzua në një humnerë në malin e Munellës në Pukë, është gjetur i pajetë.

Lajmi është konfirmuar nga policia, që bën me dije se si pasojë e rënies në greminë 60-vjeçari është gjendur pa shenja jete.

Sipas policisë, Mulaj ka qenë duke eksploruar në Malin e Munellës së bashku me 4 alpinistë amatorë, kur ka rrëshkitur duke rënë në humnerë bashkë me shtetasin tjetër Ilir Shyti, rreth 30 vjeç i cili është plagosur rëndë.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë janë dashur më shumë se 2 orë kërkime nga policia, shërbimet e zjarrëfikses dhe pjesëtarë të shoqatës së alpinistëve Pukë, të ndihmuar dhe nga banorë të zonës për të arritur në vendin e aksidentit.

(Kosova Sot Online)