Lukaku i gëzon tifozët e Interit: “Kurrë nuk do të shkojë në Milan ose Juventus”

  • S.A /
  • 31 December 2021 - 14:46
Lukaku i gëzon tifozët e Interit: “Kurrë nuk do të shkojë në Milan ose Juventus”

Gjatë historisë, por edhe viteve të fundit, ka pasur lëvizje të lojtarëve nëpër klubet rivale në Itali; Inter-Milan-Juventus. Kjo më së shumti gjithmonë i irriton tifozët e skuadrave, që i quajnë edhe tradhtarë futbollistët.

Sido që të jetë, për shkak të viteve të arta në Itali me Interin, Romelu Lukaku ka bërë me dije se asnjëherë nuk do ta veshë fanellën e rivalëve të Interit, klub që e do shumë dhe thotë se ia shpëtoi karrierën.

“Në Juiventus ose Milan? Kurrë. Juventusi tentoi që të më marrë, po. Për këtë jam zemëruar pak me agjentin”, u shpreh Lukaku për Corriere della Sera.

Lukaku ka zbuluar shumë gjëra së fundmi në intervistat për Sky Sport dhe tani për Corriere della Sera.

Ai nuk është aspak i lumtur në Chelsea dhe ia ka bërë me dije Interit se nuk do të mendonte dy herë për tu rikthyer në Serie A. 

(Kosova Sot Online )