Kumbulla uron Vitin e Ri mes premtimeve: “Jam i motivuar për ta bërë vitin 2022 të veçantë”

  • E.K /
  • 01 January 2022 - 13:11
 Kumbulla uron Vitin e Ri mes premtimeve: “Jam i motivuar për ta bërë vitin 2022 të veçantë”

Marash Kumbulla i ka uruar të gjithëve vitin e ri, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Mbrojtësi shqiptar i Romës shprehet se në vitin 2022 do jetë energjik dhe më i motivuar se kaq, për të arritur objektiva të rëndësishëm.

“Mirënjohës për gjithçka kam përjetuar vitin e fundit, por jam energjik dhe i motivuar për ta bërë vitin 2022 edhe më të veçantë! Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!”, shkruan Marash Kumbulla.21 vjeçari po luan sezonin e tij të dytë në Romë, teksa ka zhvillaur 7 ndeshje këtë edicion. Në sezonin e parë luajti 21 takime.

(Kosova Sot Online)