Pjesa e parë: Start i keq i vitit për Realin

  • A.P /
  • 02 January 2022 - 15:02
Pjesa e parë: Start i keq i vitit për Realin

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Getafes dhe Real Madridit, e vlefshme për La Liga.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 1:0 për Getafen.

Goli i vetëm erdhi në minutën e nëntë nga Unal, pas gabimit amatoresk të Militaos.

Real Madridi provoi të barazonte rezultatin më pas, por pa sukses.

“Los Blancos” i mbetet shumë punë për të bërë në pjesën e dytë. 


(Kosova Sot Online)