Tuchel shpjegon pse e la në shtëpi Lukakun për ndeshjen kundër Liverpoolit

  • A.P /
  • 02 January 2022 - 17:31
Tuchel shpjegon pse e la në shtëpi Lukakun për ndeshjen kundër Liverpoolit

Thomas Tuchel e ka lënë Romelu Lukakun jashtë skuadrës së Chelseat për përballjen e stome me Liverpoolin, për shkak se sulmuesi belg e dha një intervistë kundërthënëse prapa shpinës së klubit, e cila u publikua këtë javë.

Lukaku nuk është madje as në bankën e rezervistëve të Chelseat, për shkak se u gjykua t’i ketë kritikuar taktikat e trajnerit Tuchel

Thuhet se as klubi e as përfaqësuesit e lojtarit nuk e dinin për intervistën paraprakisht. Duket se Lukaku ishte marrë vesh vet me gazetarin e Sky Sport Italia në Londër.

Duke e shpjeguar vendimin për ta lënë në shtëpi Lukakun, Tuchel tha pak para ndeshjes: “Kjo gjë u bë e madhe, u bë shumë zhurmë pak ditë para ndeshjes, prandaj vendosa kështu për t’i mbrojtur përgatitjet para ndeshjes, prandaj ai mungon sot”.

“Natyrisht se ne kemi biseduar, kemi folur dy herë, kam biseduar edhe më lojtarët kryesorë, natyrisht, dhe pas kësaj duhej ta kuptonim se ajo (intervista) ndodhi shumë afër ndeshjes, u bë e madhe”, nënvizoi ai.

Tuchel shtoi: “Ne e kemi një ndeshje të madhe për ta zhvilluar sot dhe kemi nevojë për përqendrim të plotë, gjë që është e vështirë ta arrish, e vështirë edhe me këtë vendim. Ishte vendim i vështirë por mendoj se duhej ta merrnim këtë vendim”.


(Kosova Sot Online)