Ronaldo e bën të qajë me lot nënën e vet me një urim prekës për ditëlindjen

  • S.A /
  • 03 January 2022 - 08:20
Ronaldo e bën të qajë me lot nënën e vet me një urim prekës për ditëlindjen

Ronaldo e bën të qajë me lot nënën e vet me një urim prekës për ditëlindjen

Nëna e Cristiano Ronaldos, Maria Dolores dos Santos Aveiro, të premten i ka mbushur 67 vjet, ndërsa me këtë rast nuk mund të mungonte një urim i veçantë i superyllit të futbollit.

“Shumë urime për nënën më të mirë në botë, një luftëtare që gjithmonë më ka mësuar të mos dorëzohem, gjyshja më e mirë që kanë mundur të ëndërrojnë ta jenë fëmijët e mi…”.

Nëse presioni kërcen në 140/90, pastroni enët e gjakut! Pije!

“Të dua shumë nëna ime! Puthje”, kishte shkruar portugezi në postimin e tij në rrjetet sociale.

Ndërsa ESPN e ka publikuar një video, në të cilën e shfaq momentin kur Dolores e lexon mesazhin e birit të saj.

Ajo nuk i përmban lotët dhe qan teksa i lexon fjalët e dedikuara nga Cristiano për ditëlindjen e saj.

(Kosova Sot Online )