“Ishte karton i kuq i pastër si loti” – Ylli Chelseat i inatosur pse Mane s’u përjashtua për goditjen me bërryl

  • S.A /
  • 03 January 2022 - 10:02
“Ishte karton i kuq i pastër si loti” – Ylli Chelseat i inatosur pse Mane s’u përjashtua për goditjen me bërryl

Cesar Azpilicueta beson se Sadio Mane është dashur të përjashtohej nga loja për shkak të goditjes me bërryl ndaj tij në barazimin 2:2 mes Chelseat dhe Liverpoolit të dielën.

Në një incident të jashtëzakonshëm që ndodhi vetëm gjashtë sekonda pas fillimit të lojës, Mane e goditi me bërryl kapitenin e të kaltërve gjatë një beteje ajrore për topin gjatë ndeshjen së Premierligës në Stamford Bridge. Mane u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrjen që e la të shtrirë në tokë spanjollin.

Kartoni i Manes ishte më i shpejti i dhënë në një ndeshje në historinë e Premierligës.

Por Azpilicueta beson se ndëshkimi për Manen është dashur të ishte më i ashpër dhe se sulmuesi senegalez është më fat që mbeti në fushë.

“Ishte karton i kuq i pastër. Nuk ka rëndësi nëse është vetëm pesë sekonda pas fillimit të ndeshjes”, tha Azpilicueta për Sky Sports.

“Ai nuk deshi të luftojë për topin, ai nuk e pa topin, ai thjesht deshi të më godiste mua me bërryl. Sot ndërhyrja e tij ishte karton i kuq i qartë. Është e qartë se këto vendime janë kundër nesh dhe ato mund ta ndryshojnë shumë mënyrën e lojës”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )