Joshua stërvit me Mayweather para rimeçit me Usyk

  • S.A /
  • 03 January 2022 - 13:51
Joshua stërvit me Mayweather para rimeçit me Usyk

Legjenda e boksit Floyd Mayweather ndodhet në Dubai për të ndihmuar ish-kampionin e botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, që po kryen në këtë vend përgatitjet për revanshin ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk.

Sipas mediave britanike, Mayweather ka hyrë në stafin e Joshua, duke e ndihmuar me këshillat e tij për sfidën që dy boksierët pritet të zhvillojnë në pranverën e këtij viti.

Mayweather ndodhet në Dubai edhe për çështje të tjera, për të stërvitur disa nga boksierët e tij dhe, me këtë rast, ka vendosur të ndihmojë Joshua. Në rrjetet sociale janë postuar foto e video nga stërvitja që Joshua po bën me Mayweather.

“Gjëja më e mirë është të ndihmojë brezin e ri. Respekt të madh për ty kampion”, ka qenë mesazhi që Joshua i ka dhënë Mayweather. Ish-boksieri amerikan edhe më parë ka shprehur simpatinë e tij për Joshua, duke u shprehur i gatshëm ta ndihmojë.

 

 

(Kosova Sot Online )