Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer, Morata do të jetë sulmuesi i ri i Barcelonës

  • S.A /
  • 03 January 2022 - 16:48
Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer, Morata do të jetë sulmuesi i ri i Barcelonës

Alvaro Morata pritet të largohet për herë të dytë nga Juventusi dhe e pret një tjetër rikthim në La Liga.

Pasi ka veshur fanellat e Real Madridit dhe Atletico Madridit, sulmuesi spanjoll do të luaj edhe për një skuadër tjetër të madhe spanjolle si Barcelona.

Kështu së paku ka raportuar e përditshmja spanjolle AS që e quan si fakt të kryer transferimin e qendërsulmuesit në Camp Nou.

Ka qenë trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez që e ka kontaktuar personalisht yllin e Juventusit për ta bindur t’iu bashkohet atyre gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gjithnjë sipas ‘AS’ 95 për qind e punës është kryer dhe kanë mbetur vetëm disa detaje që të kompletohet ky transferim.

Gjithsesi detaje financiare nuk janë zbuluar, por besohet se do të jetë një huazim i sulmuesit me Barcelonën që do ta ketë opsionin e blerjes.

Në anë tjetër Zonja e Vjetër synon që ta transferojnë njërin nga Mauro Icardi ose Scamacca të Sassuolos si zëvendësues të Moratas. 

(Kosova Sot Online )