Man Utd e nis me humbje vitin 2022

  • E.K /
  • 03 January 2022 - 22:11
 Man Utd e nis me humbje vitin 2022

Pas shtatë xhirove, Manchester United është njoftuar me humbjen në Premierligë. “Djajtë e Kuq” u mposhtën në shtëpinë e vet nga Wolves me rezultat minimal 0:1.

Kjo ishte një goditje e madhe për ekipin e udhëhequr nga Rangnick, teksa mbetet prapa në garë për top-4she.

Një magji e Joao Moutinhos i dha fitoren “Ujqve”, t, të cilët tani mund të ëndërrojnë për pozitat që dërgojnë në gara evropiane.

Ndeshja ishte e barabartë, me rastet që i paten mysafirët. Ronaldo që ishte kapiten në ndeshjen e sontme nuk arriti të lërë gjurmë teksa ai me shokë largohen kokulur nga “Old Trafford”.

Ishte minuta e 82-të kur Joao Moutinho me një goditje të saktë nga distance e mposhti De Gean.

Krejt në fund, Manchester United fitoi një goditje dënimi, por gjuajtjen e Bruno Fernandes e priti portieri.

Me këtë fitore, Wolves ngjitet në vendin e tetë me 28 pikë, kurse Manchester United mbetet i shtati me tri pikë më shumë.

(Kosova Sot Online)