Djokovic pjesë e Australian Open, thotë se iu lejua pjesëmarrja edhe pa qenë i vaksinuar

  • S.A /
  • 04 January 2022 - 12:48
Djokovic pjesë e Australian Open, thotë se iu lejua pjesëmarrja edhe pa qenë i vaksinuar

Novak Djokovic ka thënë se do ta mbrojë titullin në Australian Open në fund të këtij muaji, pasi i është pranuar kërkesa mjekësore për të luajtur pa qenë i vaksinuar kundër Covid-19.

Të gjithë lojtarët dhe stafi i turneut janë të detyruar të ofrojnë dëshmi se janë të vaksinuar apo se përbejnë përjashtim mjekësor nga një panel i ekspertëve të pavarur.

Djokovic, nëntë herë kampion në Australian Open, nuk ka treguar asnjëherë nëse është i vaksinuar apo jo.

Grand slami Australian Open nis më 17 janar në Melbourne.

“Kam kaluar kohë fantastike dhe cilësore me më të dashurit e mi gjatë pushimit dhe sot po nisem (drejt Australisë) me leje përjashtimi”, shkroi Djokovic në Twitter.

(Kosova Sot Online )