Arrihet marrëveshja, Insigne lë Napolin për Toronton

  • S.A /
  • 04 January 2022 - 14:47
Arrihet marrëveshja, Insigne lë Napolin për Toronton

Marrëveshja tashmë duket se është arritur. Lorenzo Insigne do të ndryshojë ekip gjatë këtij afati kalimtar.

Anësori italian do t’i bashkohet ekipit nga Kanada, Toronto FC.

Marrëveshja mes dy klubeve veçse është arritur arritur dhe Insigne e ka pranuar ofertën e Torontos.

Marrëveshja do të nënshkruhet gjatë kësaj jave, teksa Insigne do të jetë futbollist i Torontos për pesë vite e gjysmë.

Gjatë tërë karrierës së tij, Insigne ishte pjesë e e Napolit, ndërsa në fillimet e tij ishte i huazuar në ekipet si Cavese, Foggia dhe Pescara. 

(Kosova Sot Online )