Tuchel thotë se Lukaku ka kërkuar falje për deklaratat e tij

  • A.P /
  • 04 January 2022 - 16:37
Tuchel thotë se Lukaku ka kërkuar falje për deklaratat e tij

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka konfirmuar se sulmuesi Romelu Lukaku ka kërkuar falje pas intervistës kontroverse dhënë për Sky Sport Italia javën e kaluar.

Gjatë intervistës, Lukaku u kërkoi falje tifozëve të Interit për largimin e tij në verë dhe e la hapur mundësinë e një rikthimi në një të ardhme të afërt.

Ai po ashtu pranoi se aventura e tij në “Stamford Bridge” nuk ka qenë e lehtë siç e priste.

Lukaku nuk u përfshi në skuadrën e Chelseat për ndeshjen ndaj Liverpoolit të dielën dhe u takua dje me drejtuesit e klubit për ta diskutuar të ardhmen e tij.

Trajneri i Chelseat ka konfirmuar se Lukaku ka kërkuar falje dhe është rikthyer në ekip.

“Së pari, ne jemi të lumtur që morëm kohën e nevojshme për ta shikuar me qetësi situatën. Ai kërkoi falje dhe u rikthye me skuadrën në stërvitje. Gjëja më e rendësishme është të kuptohet se nuk ishte me qëllim. Nuk kishte pasur kurrë sjellje të pahijshme ndaj klubit. Këto janë pika të rëndësishme për ta kuptuar se nuk ishte aq e madhe sa njerëzit duan ta bëjnë. Gjithashtu nuk është aq e vogël, por mjaftueshëm e vogël për të qëndruar të qetë dhe për të pranuar një kërkim falje për të vazhduar tutje. Ai është i vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka krijuar dhe ndjen përgjegjësi për ta pastruar këtë situatë të krijuar. Ne jemi të lumtur që ai është futbollist i yni dhe ne do ta mbrojmë atë”, deklaroi Tuchel.

(Kosova Sot Online)