Lukaku i kërkon falje klubit, tifozëve, shokëve e trajnerit

  • A.P /
  • 04 January 2022 - 21:22
 Lukaku i kërkon falje klubit, tifozëve, shokëve e trajnerit

Romelu Lukaku, sulmuesi i Chelseat, ka kërkuar falje për “tërmetin” që shkaktoi ditë më parë se nuk është i lumtur dhe se me shumë dëshirë do të rikthehej në Itali te Inter.

Për këtë, trajneri Thomas Tuchell e ndëshkoi, duke e lënë jashtë skuadrës.

Por, Lukaku ka kërkuar falje dhe është kthyer në skuadër, ndërsa para pak çastesh kërkoi edhe publikisht, në veçanti për tifozët.

Duke iu kërkuar falje tifozëve që zemërimin që iu ka shkaktuar këto ditë, ai tha se është koha që të punojë dhe të japë më të mirën në fushë për të rifituar besimin.

Lukaku ndër të tjera i kërkoi faljet klubit, shokëve e trajnerit, duke e pranuar se ato që i tha, nuk ishte momenti i duhur.

Ai kërkon që të lë prapa gjithçka dhe të punojë për të ndihmuar Chelsean të fitojë. 


(Kosova Sot Online)