COVID-19 ‘pushton’ Liverpoolin, kërkesë zyrtare Ligës që të shtyjë ndeshjen me Arsenalin

  • A.P /
  • 04 January 2022 - 21:50
COVID-19 ‘pushton’ Liverpoolin, kërkesë zyrtare Ligës që të shtyjë ndeshjen me Arsenalin

Gjendja te Premier League me rastet pozitive me Covid-19 nuk është e qetë, gjithashtu rastet e reja te Liverpool kanë lindur frikë.

Liverpool njofton në një deklaratë zyrtare se i ka kërkuar zyrtarisht Ligës që të shtyjë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës Carabao kundër Arsenalit, të planifikuar për të enjten në mbrëmje në Londër, pas numrit në rritje të të dyshuarve pozitivë në Covid-19.

Sot në fakt është anuluar seanca stërvitore e të kuqve .


(Kosova Sot Online)