Messi shërohet nga Covid-19, rikthehet në Paris para takimit me Lyonin e Shaqirit

  • S.A /
  • 05 January 2022 - 09:47
Messi shërohet nga Covid-19, rikthehet në Paris para takimit me Lyonin e Shaqirit

Lionel Messi është rikthyer në Paris sot, pasi u shërua plotësisht nga koronavirusi dhe pasi qëndroi shtatë ditë në izolim në atdheun e vet Argjentinë.

Messi udhëtoi sot nga Rosario drejt kryeqytetit francez bashkë me bashkëshorten dhe tre djemtë, pasi doli negativ në testin për Covid-19.

34-vjeçari ishte njëri prej katër futbollistëve të Paris Saint-Germainit që dolën pozitivë në testin për Covid-19 në fundjavë.

Ai qëndroi në izolim në Argjentinë deri sot, kur edhe udhëtoi drejt Francës për t’u ribashkuar me ekipin e tij Paris Saint-Germain, që nënkupton se Messi mund të jetë i gatshëm për derbin kundër Lyonit të Xherdan Shaqirit të dielën që vjen.

Sipas mediave argjentinase, Messi i kaloi shtatë ditë në izolim, nga 28 dhjetori.

Messi doli negativ në testin PCR për koronavirus të martën.

Parisi dhe Lyoni do të përballen të dielën më 9 janar në orën 20:45 dhe Mauricio Pochettino do të shpresojë se Messi do të jetë në gjendje të luajë, duke e ditur se Neymari mungon ende shkaku i lëndimit./

(Kosova Sot Online )