Merr fund eksperienca e Aubameyangut në Arsenal?

  • S.A /
  • 05 January 2022 - 14:08
Merr fund eksperienca e Aubameyangut në Arsenal?

“Topçinjtë” janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për sulmuesin gabonez gjatë këtij muaji

Eksperienca e Pierre Emerick-Aubameyangut në Arsenal duket se ka marrë fund.

“Topçinjtë” janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për sulmuesin gabonez.

Për këtë siguron mediumi “Sky Sports”.

32 vjeçari nuk ka luajtur për “Gunners” që nga suspendimi i tij për shkaqe disiplinore në fillim të dhjetorit.

Ai aktualisht po merr pjesë në Kupën e Afrikës me Gabonin.

Por, ndërkohë klubi londinez po kërkon blerës serioz për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit.

Klubi që ofron më shumë para, mund ta bëjë të vetin sulmuesin e rrezikshëm. 

(Kosova Sot Online )