Coutinho afër rikthimit në Premierligë me kërkesë të Gerrardit

  • A.P /
  • 05 January 2022 - 16:51
Coutinho afër rikthimit në Premierligë me kërkesë të Gerrardit

Coutinho mund të rikthehet në Premierligë në afatin kalimtar të janarit.

Sipas COPE, Aston Villa është në bisedime për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

Villa po punon për një marrëveshje huazimi për 29-vjeçarin deri në fund të sezonit 2021/2022.

Nëse gjithçka finalizohet, trajneri i Villas, Steven Gerrard do të ribashkohet me Coutinhon pasi ka luajtur me brazilianin te Liverpooli midis 2013 dhe 2015. 

(Kosova Sot Online)