Tuchel zotohet se do ta mbrojë Lukakun

  • S.A /
  • 06 January 2022 - 09:52
Tuchel zotohet se do ta mbrojë Lukakun

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, është i vendosur t’i lërë pas polemikat e shkaktuara nga Romelu Lukaku, pasi e ktheu sulmuesin belg në formacionin startues të mërkurën.

Lukaku mori kritika të mëdha javën e kaluar për shkak të një interviste ku shprehu palumturi me gjendjen e vet në Stamford Bridge dhe foli edhe për dëshirën për t’u kthyer në Inter së shpejti.

Si pasojë, ai nuk u la jashtë skuadrës së Chelseat për barazimin 2:2 me Liverpoolin në fundjavën e kaluar dhe mbajti takime sqaruese me trajnerin gjatë kësaj jave.

Por Tuchel e ktheu Lukakun në ekipin e parë në fitoren e Chelseat 2:0 kundër Tottenhamit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Carabao Cup të mërkurën.

“Ai është lojtari ynë, ky ishte plani (ai të luante) por kështu ishte plani edhe në ndeshjen e kaluar dhe nuk funksionoi”, tha Tuchel.

“Duhet ta ndryshojmë përqendrimin, ne e pranojmë se intervista e tij ndodhi dhe kemi mjaftueshëm arsye për të qenë pozitivë dhe për ta mbrojtur atë tani, sepse ai është lojtar kyç dhe ne duam që ai të jetë lojtar kyç”, shtoi ai.

Lukaku luajti 90 minuta në fitoren e Chelseat ndaj rivalit londinez të mërkurën.

(Kosova Sot Online )