VAR ia dhuron një penallti Milanit, nuk gabon Giroud

  • A.P /
  • 06 January 2022 - 18:49
VAR ia dhuron një penallti Milanit, nuk gabon Giroud

Milani ka kaluar shumë shpejt në epërsi ndaj Romës në sfidën që po zhvillohet në San Siro.

Në minutën e shtatë, vendasit fituan një penallti me ndihmën e VAR, që pretendoi për një prekje me dorë, apo më mirë më thënë një devijim të topit të Theo Hernandez.

Dhe nga pika e bardhë, nuk gaboi Oliver Giroud, duke realizuar për 1-0.

(Kosova Sot Online)