Zyrtare: Coutinho largohet nga Barcelona

  • S.A /
  • 07 January 2022 - 10:54
Zyrtare: Coutinho largohet nga Barcelona

Edhe zyrtarisht, Philippe Coutinho është larguar nga Barcelona. Ai është huazuar te Aston Villa. Coutinho do të shijojë sërish Premierligën. Nuk e bindi Ronald Koemanin, por as Xavi Hernandezin dhe kështu, mesfushori brazilian sërish është detyruar të ndërrojë skuadër. Barcelona ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Aston Villën për huazimin e 29-vjeçarit deri në fund të sezonit.Në anën tjetë, Aston Villa në faqen zyrtare ka konfirmuar se së shpejti lojtari do t’i kryejë edhe testet mjekësore dhe se klubi ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit, por nuk është konfirmuar shifra që do të kërkojë Barcelona.Ky është një hap i madh për Coutinhon pas dështimit te Barcelona por edhe në huazim te Bayerni.

Ai vitet e arta i pati në Premierligë me Liverpoolin ku kishte shënuar 54 gola në 201 paraqitje.

Ndonëse klubi nuk është në nivelin e një lojtari si Coutinho, braziliani e ndjen se është vendi ideal me Steven Gerrard për të rikuperuar më të mirën e tij.

(Kosova Sot Online )