Trajneri i Oleksandr Usyk me akuza ndaj Tyson Fury

  • A.P /
  • 07 January 2022 - 15:09
Trajneri i Oleksandr Usyk me akuza ndaj Tyson Fury

Peshat e rënda në boks njohin aktualisht dy kampionë; Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.

Dyshja nuk kanë marrëveshje për të luftuar me njëri-tjetrin për unifikimin e titujve, por rivaliteti ka filluar qysh tani.

Trajneri i Usyk ka lëshuar disa akuza ndaj Tyson Fury, duke thënë se ky i fundit ka një stil të fëlliqur të të boksuarit.

“Oleksandr është gati për sfidat, sidomos nëse do të ketë mundësitë të unifikojë titujt e peshave të rënda. Avantazhi i tij me boksierët tjerë është se ai di të boksojë”, ka thënë trajneri i Usyk, 

“Stili i Fury mund të jetë i fëlliqur, nëse Alex Usyk ia del të përballet me stilin e tij të ndyrë, atëherë fitorja do të jetë e Usyk”, ka shtuar Sergey Lupin.

Usyk mori titujt e kampionit duke mposhtur Anthony Joshua, por duhet ta bëjë përsëri një gjë të tillë në revanshin që do ta kenë së shpejti.

(Kosova Sot Online)