Vinicius, lojtari më i vlerësuar në botë – lë prapa Haalandin!

  • A.P /
  • 07 January 2022 - 16:06
Vinicius, lojtari më i vlerësuar në botë – lë prapa Haalandin!

CIES Football Observatory ka zbuluar klasifikimin e futbollistëve me vlerën më të lartë, të cilët luajnë në klubet e pesë kampionateve më të mëdha në Europë (LaLiga, Bundesliga, Premierliga, Serie A dhe Ligue 1).

Listës prej 100 futbollistëve më të mirë, i prin talenti i Real Madridit, Vinicius Junior.

Ai ka vlerën më të madhe, 166 milionë euro, i dyti vlerësohet mesfushori i Manchester City, Phil Foden (152,6 milionë euro) dhe podiumi plotësohet nga sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland (142,5 milionë euro).

(Kosova Sot Online)