Kisha Serbe e mbështet Djokovicin

  • A.P /
  • 07 January 2022 - 18:13
Kisha Serbe e mbështet Djokovicin

Drejtuesit e Kishës Ortodokse Serbe janë solidarizuar me tenistin Novak Gjokoviq, që po qëndron në Australi në pritje që autoritetet vendore ta ndryshojnë vendimin dhe ta lejojnë hyrjen e tij atje pa u vaksinuar kundër COVID-19.

Numri 1 i botës tha të martën se atij i ishte dhënë një përjashtim për të hyrë në Australi për të konkurruar në Australian Open

Megjithatë, që atëherë atij i është ndaluar hyrja në vend. Djokovic është zhvendosur në një hotel karantine në Melburn pasi viza e tij për të hyrë në vend iu refuzua të mërkurën kur Forcat Kufitare Australiane pretenduan se Djokovic nuk “siguroi provat e duhura për të përmbushur kërkesat e hyrjes”.

Ai ka refuzuar të vaksinohet dhe kësisoj e ka të pamundur ta mbrojë titullin në Australian Open.

Drejtuesit e Kishës Ortodokse Serbe madje ia kanë uruar atij Krishtlindjen ortodokse, duke i kujtuar edhe faktin se 11 vjet më parë i kishte ndarë Urdhrin e Shën Savës, që është më i larti i kësaj kishe

(Kosova Sot Online)