Mbledhje urgjente në Seria A për shkak të COVID-19, a do të shtyhen ndeshjet?

  • S.A /
  • 08 January 2022 - 14:50
Mbledhje urgjente në Seria A për shkak të COVID-19, a do të shtyhen ndeshjet?

ituata e të infektuarve me Covid-19 ka alarmuar gjithë futbollin Evropian.

Ka disa javë që në Premierligë shtyhen sfida, ashtu si në Bundesliga e Ligue 1, e së fundmi edhe në Serie A.

Madje, virusi është duke u përhapur me shpejtësi sërish në Itali gjë që ka alarmuar edhe ligën italiane që ka kërkuar mbledhje urgjente.

Shumë futbollistë kohë pas kohe po dalin pozitiv me COVID-19, dhe për të mos përhapur më shumë virusin, Serie A mund të vendosë që të shtyjë ndonjë ndeshje, ose të vendosë rregulla krejt të reja.

Nuk përjashtohet mundësia që për pak kohë, të largohen edhe tifozët nga stadiumet, sërish, ashtu si në ditët e para ta pandemisë.

Sido që të jetë, një vendim finale nga mbledhja e ligës do të vijë gjatë ditës më vonë.

(Kosova Sot Online )