Kombëtarja e Kosovës në hendboll arrin në Greqi, e gatshme për ndeshjen e nesërme

  • E.K /
  • 08 January 2022 - 17:41
Kombëtarja e Kosovës në hendboll arrin në Greqi, e gatshme për ndeshjen e nesërme

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot ka udhëtuar për në Heraklion dhe po e zhvillon stërvitjen e parë në palestrën ku nesër nga ora 14:00 luhet takimi me Greqinë.

Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë dhe djemtë janë të vendosur për të dhënë maksimumin në përpjekje për të fituar ndeshjen e rëndësishme me Greqinë.

Të kujtojmë që të mërkurën në Prishtinë ndeshja me Greqinë ishte shumë dramatike dhe u vendos për një gol, në të mirë të mysafirëve.

Ndeshje tjetër e fortë pritet nesër, ndërsa synimet janë për të fituar takimin.

(Kosova Sot Online)