Media spanjolle: Barcelona mund ta marrë Ronaldon

  • S.A /
  • 10 January 2022 - 09:05
Media spanjolle: Barcelona mund ta marrë Ronaldon

Cristiano Ronaldo i ka thënë tashmë agjentit të tij Jorge Mendes se është ngopur me Manchester Unitedin dhe se duhet të kërkojë një ekip për të në rast se klubi anglez vazhdon me politikën e çrregullt.

Ardhja e trajnerit gjerman, Ralf Rangnick nuk ka sjellë stabilitetin e dëshiruar në skuadër.

Trajneri gjerman dëshiron të reduktojë skuadrën e tij të madhe, por gjatë këtij procesi nuk ka fituar ndaj atyre që duhet të jenë “peshat e tij të rënda” në dhomat e zhveshjes. Dhe njëri prej tyre është Cristiano Ronaldo. 

Duke pasur parasysh këtë situatë të pakëndshme për Ronaldon, së bashku me marrëdhëniet e shkëlqyera të Mendes me drejtuesit aktualë të klubit të Barçës (Alemany dhe Laporta ) dhe nevojën e Xavi Hernández për të nënshkruar me një golashënes, nuk do të ishte çudi nëse emri i CR7 do të rilidhej me Barcelonën, raporton gazeta spanjolle, Sport. 

Ylli portugez, me kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2023, ka treguar edhe një herë këtë sezon se marrëdhënia e tij me portën është e shkëlqyer dhe vazhdon të jetë një nga golashënuesit më të mirë evropianë. 

(Kosova Sot Online