Barcelona publikon listën e lojtarëve për “El Clasicon”

  • S.A /
  • 10 January 2022 - 13:28
Barcelona publikon listën e lojtarëve për “El Clasicon”

Barcelona publikon listën e lojtarëve për “El Clasicon”. Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve për “El Clasicon” ndaj Real Madridit. Katalonasit përballen me “Los Blancos” në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës të mërkurën me fillim nga ora 20:00.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja luhen në Arabinë Saudite. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos.

Pjesë e listës së blaugranave janë edhe Araujo, Ansu Fati dhe Frenkie de Jong që do të udhëtojnë pa aprovimin e stafit mjekësor.

Gjysmëfinalja e parë luhet më 12 dhjetor, kurse e dyta një ditë më vonë. Finalja e Superkupës së Spanjës do të luhet më 16 dhjetor. 

(Kosova Sot Online )