
Lexoni edhe:
Gjashtë medalje për Kosovën nga grupmoshat e reja në xhudo
Barcelona e ka rinovuar kontratën me qendërmbrojtësin, Samuel Umtitin deri në vitin 2026. Qendërmbrojtësi francez ka pranuar të reduktojë një pjesë të pagës që duhej të merrte në një vit e gjysmë të mbetur në kontratë.
Kjo është bërë e ditur nga vet klubi spanjoll përmes një komunikate për media. Rinovimi dhe reduktimi i pagës nënkupton gjithashtu se tani Barcelona mund ta regjistrojë Ferran Torresin në La Liga
Gjashtë medalje për Kosovën nga grupmoshat e reja në xhudoLexoni edhe:
“FC Barcelona dëshiron të shprehë publikisht mirënjohjen e saj për Samuel Umtiti për gatishmërinë e tij dhe dashurinë që ai ka treguar ndaj klubit. Përmes kësaj zgjatjeje kontrate, FC Barcelona do të jetë në gjendje të rrisë kuotën e ‘fair-play-it financiar’ dhe kështu të regjistrojë Ferran Torres në Ligën Profesionale të Futbollit Spanjoll”, thuhej në komunikatë.
(Kosova Sot Online )