Lexoni edhe:
Gjashtë medalje për Kosovën nga grupmoshat e reja në xhudo
Tifozë serbë që po protestonin në Australi në mbështetje të Novak Djokovicit gjatë seancës gjyqësore, e cila mori vendim në favor të tenistit serb karshi autoriteteve australiane që ia kishin refuzuar vizën 34-vjeçarit për pjesëmarrje në Australia Open sepse ai nuk ishte i vaksinuar kundër Covid, kanë shkaktuar trazira në rrugë.
Express raporton se derisa Djokovic po largohej nga qendra e ndalimit e imigracionit pas vendimit të gjykatës me një makinë të tipit Audi, ngjyrë të zezë, tifozët e tij kanë krijuar turma përkrahëse, të cilat pastaj kanë eskaluar duke shkaktuar përplasje me policinë australiane, e cila është detyruar të përdorë edhe gazin lotsjellës. Ndërkohë, ultrasit serbë edhe në këtë rast kanë përcjell mesazhe politike duke u marrë me Kosovën. Ata mbanin një flamur serb me hartën e Kosovës, ku shkruhej: “Nuk dorëzohemi” – duke aluduar kështu se nuk heqin dorë nga Kosova e cila e ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008 dhe tashmë ka marrë njohje të gjerë ndërkombëtare.
Gjashtë medalje për Kosovën nga grupmoshat e reja në xhudoLexoni edhe:
Tenisti serb me famë botërore qe disa ditë është ndalur nga autoritetet australiane në një qendër të imigracionit pasi iu kishte refuzuar dhënia e vizës për pjesëmarrje në Australia Open sepse 34-vjeçari nuk ishte i vaksinuar, gjë që binte ndesh me rregullat shtetërore australiane për luftën ndaj Covid. Djokovic nuk ishte pajtuar dhe ekipi i avokatëve të tij kishin bërë ankesë në gjykatë, e cila sot e mori një vendim në favor të serbit.
Me këtë rast, pas disa orësh, Djokovic u largua nga qendra e imigracionit dhe mbetet në pritje të një vendimi final të ministrit të Imigracionit për dhënien e vizës ose për refuzimin dhe dëbimin e tij nga Australia. Vendimi përfundimtar pritet të merret të martën.
(Kosova Sot Online )