“Alarmohet” Juventusi, futbollisti më në formë e humb sezonin

  • A.P /
  • 10 January 2022 - 15:09
“Alarmohet” Juventusi, futbollisti më në formë e humb sezonin

Juventus ka konfirmuar se ylli i tyre Federico Chiesa ka pësuar një dëmtim të ligamentit kundër Romës dhe do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim.

24-vjeçari iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në J Medical mëngjesin e sotëm dhe Juventus tani ka konfirmuar shkallën e dëmtimit të tij.

“Ekzaminimet e kryera në J Medical konfirmuan një çarje të ligamentit”, thuhet në deklaratën e Juventusit.

“Do të jetë e nevojshme të ndërhyhet me operacion në ditët në vijim”.

Mëngjesin e sotëm, italiani mbërriti në klinikën private të Juventusit, i shoqëruar nga babai i tij dhe ish-sulmuesi i Serisë A, Enrico.

Sky Sport Italia raporton se sezoni i Chiesa-s ka përfunduar kështu që lojtari do të rikthehet në lojë në sezonin 2022-2023, duke munguar gjithashtu në play-off të Kupës së Botës të Italisë në mars.

Chiesa ka dy gola dhe tre asistime në 14 paraqitje në Serie A këtë sezon.

Ai iu bashkua Juventusit nga Fiorentina në vitin 2020 në një marrëveshje fillestare huazimi me detyrim për të blerë. 

(Kosova Sot Online)