Përfundon sezoni për Chiesan, pas lëndimit të mbrëmshëm – humbet play offin e Botërorit

  • A.P /
  • 10 January 2022 - 16:32
Përfundon sezoni për Chiesan, pas lëndimit të mbrëmshëm – humbet play offin e Botërorit

Juventusi ka konfirmuar që ylli i tyre, Federico Chiesa ka këputur ligamentet e këmbës në ndeshjen kundër Romës mbrëmë dhe do të hyjë në operim ditët në vazhdim

24 vjeçari ka bërë disa ekzaminime mjekësore në J Medical këtë mëngjes dhe Juventusi ka konfirmuar tani gjatësinë e lëndimit të tij.

“Ekzaminimet e kryera sot në J Medical konfirmojnë se ai ka këputur ligamentet e kryqëzorit të gjurit”, thuhet në deklaratën e Juventus.

“Është e nevojshme që të intervenohet me operim në ditët në vazhdim”.

Këtë mëngjes, italiani shkoi në klinikën private të Juventusit i shoqëruar nga babai i tij, ish sulmuesi i Serie A, Enrico, shkruan GazetaExpress.

Sky Sport Italia raporton që sezoni ka përfunduar për Chiesan, kështu që lojtari do të rikthehet në fushë në sezonin 2022-23, e ku po ashtu do të humbet ndeshjet për kualifikim në Botërorë të Play Ofit që Italia i zhvillon në mars.

Chiesa ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asiste në 14 ndeshje të Serie A këtë sezon.

Ai ju bashkua Juventusit nga Fiorentina më 2020 , fillimisht me një marrëveshje huazimi me obligim blerjen.

Juventusi do të paguajë më shumë se 60 milionë euro, pasi që ka edhe bonuse për shërbimet e tij. 

(Kosova Sot Online)